Nuk ka mbaruar dimri, rinisin reshjet e dëborës në Bulqizë
U krijua përshtypja se dimri plak mbaroi rrugëtimin e tij për ti lënë vend stinës së pranverës, por mbetet në fuqi shprehja popullore”s`vjen pranvera me një lule”. Pas një pauze disa ditore reshjet e dëborës kanë rinisur sërish në rrethin e Bulqizës, një prej zonave më të prekura nga dimri i ashpër për këtë vit. Korrespondentët e Ora News bëjnë me dije se ka rreth tre orë që komuna të këtij rrethi janë përfshirë nga reshje të dendura bore. Kështu janë të pranishme dhe vazhdojnë ndërkohë reshjet në Trebishtë, Ostren, Martanesh. Sipas burimeve zyrtare pavarësisht këtij fakti nuk raportohet për probleme apo vështirësi në qarkullim.
Ndërkohë në Bulqizë, një numër jo i paktë fshatrash vazhdojnë të mbajnë në kurriz akoma dëborën e vjetër, të periudhës së fatkeqësisë natyrore.