E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria pranon deshtimin, rikthehet e drejta e ankimit të provimeve per maturantet

06/03/2012  Drejt mbylljes afatet e regjistrimit për garën e pranimeve në universitete

Rikthehet e drejta për të ankimuar notat e provimeve të maturës. Specialistët e Arsimit bëjnë me dije se në rast të pakënaqësive me rezultatet e vëna maturantët do të kenë të drejtë që të ankimojnë testin për të verifikuar pikët e arritura në provim. Nuk kanë qenë të pakta rastet e pretenduara nga maturantët për mosvlerësime të sakta në maturat e viteve të shkuara. Duke iu referuar këtyre ankesave specialistët e maturës bëjnë me dije se për provimet e këtij viti është vendosur që, nëse do të kërkohet ankimi i një testi në një lënde të caktuar, verifikimi i tij nga organet përgjegjëse do të kalojë në shumë filtra derisa të bëhet vlerësimi i saktë dhe i pakontestueshëm i notës. Aktualisht po shkon drejt mbylljes procesi i regjistrimit të kandidatëve që duan të vijojnë shkollën e lartë publike. Ekspertët e Arsimit u kanë bërë dhe një herë thirrje gjatë ditës së djeshme kandidatëve që kanë mbaruar studimet e shkollës së mesme në viteve shkuara që të plotësojnë formularin A-1Z, pasi vetëm kështu mund të regjistrohen në garën për pranimet në universitet publike, regjistrim të cilin duhet ta finalizojnë deri në datën 10 mars, në të kundërt humbasin të drejtën e konkurrimit për shkollat e larta gjatë vitit të ri akademik. Në udhëzimin e shpallur pak kohë ë parë nga Ministria e Arsimit mbi procedurën e testimeve të provimeve të maturës janë përcaktuar edhe koeficientet me të cilët do të vlerësohen profilet e shkollave të mesme, si dhe koeficientet që fakultetet do të përcaktojnë për lëndët me zgjedhje. Koeficientet për profilet e shkollave të mesme do të jenë 5 në total, duke nisur nga 1, në 1.1, 1.2, 1.3, dhe 1.4. Po kaq do të jenë edhe koeficientet që fakultete do të përcaktojnë për lëndët me zgjedhje. Gjatë javës së ardhshme MASH do të publikojë edhe dy formularët A-1 dhe A-1Z, në të cilët maturantët do të listojnë lëndët me zgjedhje që do të japin provim në mbyllje të muajit qershor. Këtë vit maturantët mund të zgjedhin për të dhënë si testime me zgjedhje dy ose më shumë lëndë nga 38 lëndët që janë renditur në përmbajtje të tyre. Sipas detajimeve të bëra në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit më datën 2 qershor do të jepet provimi i detyrueshëm i gjuhës dhe i letërsisë, më datën 16 matematika dhe më 30 qershor provimet me zgjedhje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›