Nani mohon Nuk largohem nga Manchester United

Mesfushori i Manchester United, Nani ka hedhur poshtë çdo mundësi që ai të largohet nga skuadra angleze gjatë kësaj merkatoje verore të futbollit evropian. Mediat britanike prej javësh bëjnë të ditur se futbollisti portugez do t’i japë fund aventurës së tij nën urdhërat e Alex Ferguson, pas blerjes së Ashley Young.
Transferimi i mesfushorit të kombëtares angleze të Manchester United do të zvogëlojë mundësitë që Nani të luajë si titular, por futbollisti është shprehur se nuk i trembet konkurrencës.
"Unë mirëpres të gjithë blrerjet e reja. Manchesteri është një klub fantastik dhe të gjithë mund të japin eksperiencën e tyre. Skuadra bëhet më e fortë kur ka konkurencë, pasi lojtarët japin maksimumin për të fituar formacionin”, ka bërë të ditur Nani, nga Singapori ku promovoi një inisiativë bamirësie të Manchester United.
Mesfushori portugez është përfolur gjatë kësaj merkato, ku është vënë në listën e skuadrave si Inter, Juventus dhe Chelsea, por vetë futbollisti ka mohuar cdo kontakt nga ana e këtyre klubeve. 24-vjecari u transferua me bujë te Manchester United nga Sportingu i Lisbonës, ndërsa në atë kohë ai cilësohej si një nga talented më të mëdhenj të futbollit europian.
Nertan Prifti