Sarkozy del nga spitali pas një problemi shëndetësor
"Sarkozy doli nga spitali pas orës 09:00 GMT'', njoftoi një gazetar. Ai doli në këmbë nga ndërtesa, duke buzëqeshur, me kostum të zi në krah të bashkëshortes së tij, Karla Bruni-Sarkozy'', tha ai.
''Nicolas Sarkozy nuk ka asnjë rrezik dhe asnjë pasojë në zemër si pasojë e gjendjes së keqe shëndetësore që kaloi dje ndërkohë që ai po bënte sport në parkun e kështjellës së Versajës, pranë Parisit'', theksoi në një komunikatë presidenca.
"Sipas simptomave gjendja shëndetësore është përkeqësuar si pasojë e motit të nxehtë dhe lodhjes që kishte të bënte me mbingarkesën në punë'', vijon komunikata.
Presidentit nuk i është dhënë asnjë trajtim mjekësor, por i është këshilluar të bëjë disa ditë pushim.
Një udhëtim i planifikuar në Mont Saint-Michel është shtyrë për një datë të mëvonshme.