Sarkozy mbështet kancelaren Merkel për eurobonet

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ka mbajtur anën e kancelares gjermane, Angela Merkel, për eurobonet.
Nuk ka arsye të flasim për propozime të reja për kapërcimin e krizës së borxheve, ishte deklarata nga Pallati Elize i Parisit në lidhje me iniciativën e shprehur nga shefi i eurogrupit, Jean-Claude Juncker, dhe ministri italian i Financave, Giulio Tremonti.
`Vendet anëtare të eurogrupit sapo janë marrë vesh për një menaxhim të krizës, i cili funksionon në bazë të rregullave të përcaktuara mirë”.
Më parë, kryeministrja gjermane ishte shprehur kundër euroboneve të përbashkëta.