Sateliti i Koresë së Veriut del nga kontrolli, SHBA-të në rrezik

Ajo që Koreja e Veriut e cilësoi si një “hap gjigant” për të sfiduar vende si SHBA, Rusia dhe Japonia, rrezikon të kthehet në një aksident hapësinor. Sateliti që u lëshua dy ditë më parë në hapësirë nga Koreja e Veriut, sipas ekspertëve të SHBA, mund të dalë nga kontrolli.
Autoritetet amerikane kanë shprehur rezerva për projektin e vendit komunist, duke shtuar se sateliti mund të rrëzohet edhe në një zonë të banuar. Alarmi është rritur dhe në organizatat ndërkombëtare.
Në mbledhjen e sotme të OKB-së, zyrtarë të Departamentit të Shtetit në SHBA, e kanë cilësuar lëshimin e satelitit, si një veprim që “shkel rregullat ndërkombëtare të hapësirës”. transmeton noa
Ndërsa Japonia, si vend fqinj me Korenë e Veriut, ka vënë në gatishmëri bateritë e saj kundërajrore.
Por cili është rreziku i raketës, nëse ajo ndryshon kurs dhe kthehet në tokë?
Sipas specialistëve, humbja e kontrollit të raketës së Koresë së Veriut mund të sjellë përplasje me satelitët e tjerë, amerikanë ose rusë, që qarkullojnë në hapësirë.
Një rast i ngjashëm është regjistruar në vitin 2009, kur një satelit rus u përplas me satelit amerikan në Siberi. Në Tokë ranë rreth 600 copa të mëdha të pjesëve metalike. Nëse do të kishin rënë në një zonë të banuar, ato mund të kishin shkaktuar dhe viktima.
Ekspertët kanë rezerva dhe për teknologjinë e përdorur nga shkencëtarët e Koresë së Veriut. Vendi me rreth 20 milionë banorë ka harxhuar një pjesë të mirë të buxhetit për të hyrë në garë me SHBA dhe Rusinë, por nuk ka ekspertë dhe inxhinierë që njohin teknologjinë e fundit, për shkak të izolimit që ka bërë sistemi komunist./Indeksonline/