VV: Po kërcënohemi nga njerëzit e "Qeverisë Muja"

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren akuzoi për kërcënim njerëzit e “ Qeverisë Muja”.
Artan Abrashi, tha se kërcënimet kanë ardhur pas paraqitjes së padisë për keqpërdorime të zyrtarëve komunal në Prokurorin e Qarkut në Prizren, raporton prizrenipress.
Abrashi tha se ka informacione indirekte për ndikim politik tek prokurorët. Ushtruesi i detyrës së Prokurorisë së Qarkut në Prizren, Sylë Hoxhaj, ndërkaq ka mohuar të gjitha akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje ! se prokurorët kanë ndikime politike./Indeksonline/