E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi i kërkon falje Krasniqit për “Jakupovskin”

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar të falur, kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, për fjalën “Jakupovski”.
Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, një burim jo zyrtar brenda Partisë Demokratikë të Kosovës. Thaçi këtë, thuhet ta ketë bërë nëpërmjet një zyrtari të partisë.

Nga ana tjetër, vetë Kryetari i Parlamentit të Kosovës, që vjen nga radhët e PDK-së, Jakup Krasniqi nuk e ka pohuar, e as mohuar këtë.

Madje, ai nuk pa parapëlqyer të flasë fare për këtë rast.

“Ka kohë, ka kohë. Merruni me ata të tjerët” ka thënë shkurt Krasniqi për Indeksonline.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka rënë në një përgjim gjatë bisedave me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci.

Thaçi gjatë bisedës kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski”, derisa heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së nga frika se mos po “ia gjigav kush”, siç thotë ai.

Në përgjimet që po i bënte EULEX-i, ishte përfshirë edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili gjithashtu, dëgjohet duke e fyer rëndë kryeparlamentarin.

Lushtaku ka deklaruar publikisht se nuk ka për çka ti kërkoi të falur askujt.

Pre e përgjimeve kishte rënë edhe, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe ish kreu i SHIK-ut, Kardi Veseli.
E vetë, Krasniqi, me tu publikuar bisedat në media, kishte thënë se, “Është koha kur aktorët të cilët dëgjohen duke biseduar, ose duke raportuar edhe jashtë jetës institucionale, t’i thonë mendimet e veta, së paku ndoshta është njerëzore që të bëhet edhe një kërkim falje publike, pasi publiku është shqetësuar, unë pastaj do të jap mendimin tim”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›