E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e shtyu Kuvendin Zgjedhor në Prizren

Dega e PDK-së në Prizren, nuk do të mbajë të dielën Kuvendin Zgjedhor. Kryetari i PDK-së,Hashim Thaçi, ka kërkuar që ky kuvend të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Burimet e “PrizrenPressit” bëjnë të ditur se shtyrja e Kuvendit Zgjedhor është bërë për shkak përçarjeve të brendshme të Degës së PDK-së në Prizren.

“Shefi ka kërkuar që të shtyhet Kuvendi ”, tha me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë i PDK-së.

Shtyrja e Kuvendit Zgjedhor, ka ardhur si rezulltat i pakënaqësive të brendshme të PDK-së. ”Ka shumë pakënaqësi brenda partisë. Thaçi pasi është informuar se ka përçarje të mëdha e ka pa të arsyshëm të shtyjë Kuvednin Zgjedhor, derisa të sqarohen disa çështje të bredëshme ”.

Shtyra e Kuvendit Zgjedhor, është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Degës së PDK-së në Prizren. Sipas tyre, kjo shtyrje është bërë për shkak se në këtë datë janë paraparë të mbahen edhe disa kuvende të tjera të degëve të kësaj partie./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›