Sateliti ulet në Mars, 7 minuta terrori në gjithë botën

Sonda Curiosity, e njohur si Laboratori shkencor i Marsit pasi përshkroi më shumë se 560 milionë km arrin të zbresë në Mars.Agjencia Amerikane e hapësirës NASA arriti të zbresë në planetin Mars, robotin 1 tonësh, duke përmbushur misionin më të vështirë të ndërmarrë ndonjëherë në kërkim të jetës në një planet tjetër.
Sonda nisi udhëtimin e saj nga toka drejt Marsit, në nëntor të 2011 dhe iu deshën 8 muaj udhëtim për të arritur në ditën e sotme kur NASA njoftoi zbritjen me sukses të saj në planetin Mars.
Ajo është pajisur me robotin më të sofistikuar që është dërguar ndonjëherë në një botë tjetër. Misioni i tij ka për qëllim ekzaminimin e gurëve për të vërtetuar nëse ka shenja jete.