E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Citibank": Greqia do të dalë nga eurozona

Analistët këmbëngulin në daljen e Greqisë nga eurozona, që sipas tyre ka 90 për qind shanse të ndodhë gjatë 12-18 muajve të ardhshëm dhe 50-75 për qind shanse akoma më herët, duke pasur parasysh se koha kritike është në shtator, kur pritet të publikohet edhe raporti i Trojkës.

Sipas analizës, duket se ekziston një hendek i madh dhe ndoshta i pakalueshëm mes reformave dhe përmirësimeve buxhetore të kërkuara nga kreditorët në njërën anë, dhe asaj që është e mundshme ekonomikisht dhe politikisht në Greqi nga ana tjetër.

“Citibank” vlerëson se me afrimin e shpëtimitë të mundshëm të Spanjës dhe Italisë, komentet e Trojkës dhe politikanëve të tjerë evropianë, tregojnë se ata po bëhen gjithnjë e më pak të duruar me Greqinë.

Në përgjithësi, thotë raporti, përkeqësimi në standardet e jetesës në Greqi dhe problemet sociale në rritje si të pastrehët, uria dhe rreziku i trazirave të dhunshme, janë burimet e shqetësimit./Start/

                                                                                             2012-08-05 18:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›