Tronditet sërish siguria në SHBA, sulm në një tempull fetar
Siguria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është tronditur sërish, ndërsa një person i armatosur vrau të dielën gjashtë persona në një tempull fetar në Viskonsin. Anëtarët e këtij komuniteti thanë se nuk mund t`iu besojnë atyre që kanë ndodhur.
Sipas autoriteteve sulmi ndodhi kur disa dhjetëra njerëz po mbidheshin për t`i kryer ritualet javore fetare në tempullin në Ouk Krik.
Autoritetet thanë se sulmuesi zuri në pritë një polici, të cilin e qëlloi disa here para arritjes së një polici tjetër, që më pas e qëlloi pë vdekje. Një tjetër oficer policie dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë gjatë sulmit.
Zyrtarët thonë se nuk e kanë identifikuar ende personin që shkaktoi tragjedinë dhe se nuk i dinë ende motivet e këtij krimi, por duket se komuniteti shiit në SHBA i ka shumë të qarta.
“Kësaj gjëje i jemi frikësuar që nga 11 Shtatori. Ka shumë injorancë mes njerëzve. Ata na ngatërrojnë me talebanët dhe me Bin Ladenin”, tha Rajëant Singh, presidenti i Këshillit Shiit të Uashingtonit.
Ndërkohë presidenti amerikan, Barak Obama, tha se është thellësisht i pikëlluar për shkak të incidentit, i cili vjen vetëm dy javë pas një sulmi me armë zjarri në Aurora të Kolorados ku u vranë 12 persona.