SHBA kërkon relultate nga dialogu Beograd-Prishtinë

Zëvendës.sekretari amerikan i Shtetit Uilliam Bërns në një bisedë telefonike me kryeministrin serb, Ivica Dacic , ka theksuar se Shtetet e Bashkuara duan një bashkëpunim të mirë me Qeverinë e re serbe.
Gjatë bisedës Bërns i ka thënë Daçiç se SHBA-ja pret përparimin e Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane, vazhdimin e reformave dhe rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në dialog me Prishtinën.
Ndërkohë kryeministri serb, Ivica Dacic, ka theksuar se ndërtimi i bashkëpunimit të mirë me SHBA-në është prioritet i Qeverisë së Serbisë.
Ai ka deklaruar se Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane, e cila sipas tij nënkupton harmonizimin e legjislaturës serbe me atë të BE-së, ashtu si edhe dialogun me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga qeveria paraprake.
“Serbia do që të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”, ka thënë Daçiç, duke nënvizuar se vendi i tij është i gatshëm të ndërtojë bashkëpunim më të fortë me SHBA-në në fushën e ekonomisë, të mbrojtjes, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.