E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sauditet kërkojnë ndihmën e Clintonit dhe Ashtonit

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 19:30

Një koalicion i aktivisteve saudite i kanë kërkuar gruas me pushtetin më të madh në perëndim, që publikisht të përkrahë një fushatë të grave në Arabinë Saudite, për të fituar të drejtën e ngasjes së veturave.

Grupi, Gratë Saudite për Vozitje, ka njoftuar se i ka dërguar një letër sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, që t’iu ndihmojë të ndryshojnë faktin se në atë shtet kanë mundësi vetëm meshkujt t’i ngasin veturat.

Rreth 40 gra saudite morën timonin në dorë të premten, për të filluar kështu fushatën që kërkon heqjen e ndalimit për ngasjen e veturave nga gratë, në shtetin ultra-konservativ mysliman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›