E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic Dialogu ne perputhje me politiken shteterore

Ministri i Puneve te Jashtme i Serbise Vuk Jeremic deklaroi se Serbia do te bisedoje me Prishtinen ne perputhje me politiken shteterore te miratuar ne Kuvend.

Ai vleresoi se kjo eshte nje menyre e mundshme nese te dy palet angazhohen per qendrim racional ndersa Serbia sipas tij do te jete partner racional ne kete dialog.

Ne kemi vetem nje politike dhe vetem nje kushtetute dhe ne kuader te kesaj politike dhe kesaj kushtetue do te flasim ne menyre konstruktive qe nuk do te bllokoje procesin nuk do krijoje probleme por do te kerkoje zgjidhje ka thene Jeremic.

Ai ka thene se duhet te merremi vesh me Prishtinen dhe fuqite e medha rreth asaj se cila eshte zgjidhja afatgjate per Kosoven qe sipas tij duhet te arrihet permes dialogut dhe te konfirmohet ne OKB.

Jemi te gatshem te flasim per gjithcka por nuk jemi te gatshem te pranojme cfaredo imponimi ka thene Jeremic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›