E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek viziton Kosoven

Raportuesja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek do te qendroje gjate dites se sotme ne Kosove ku do te takohet me ministrin ne doreheqje te Integrimeve Evropiane Besim Beqaj.

Eurodeputetja Lunacek pritet qe ti kerkoje ministrit Beqaj pershpejtimin e permbushjes se kritereve teknike ne menyre qe qytetaret e Kosoves te marrin udhezuesin per qarkullim te lire pa viza.

Nderkohe me heret Lunacek ka thene se pengese per fillimin e procesit te liberalizimit te vizave per Kosoven jane edhe pese vendet anetare te BE-se qe nuk e kane njohur ende Kosoven.

Gjithashtu ajo ka theksuar ne disa raste se pret qe shume shpejt te filloje dialogu me Prishtinen per kete ceshtje sepse jashte ketij procesi nuk ben dhe nuk mund te mbetet vetem Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›