KQZ gjobit 53 parti politike
28/11/2011 Masë administrative për subjektet politike që nuk respektuan kriterin e gjinisë
PS, LSI dhe PD partitë që kanë shkelur më shumë ligjin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë masa administrative me gjobë për 53 subjekte politike, nga 54 gjithsej që morën pjesë në zgjedhjet e fundit vendore. Në mesin e kësaj jave KQZ-ja ka planifikuar thirrjen e një mbledhjeje për të vendosur mbi gjobitjen e subjekteve zgjedhore që nuk respektuan në zgjedhjet e 8 majit përcaktimet e Kodit Zgjedhor lidhur me kriterin e gjinisë. Kjo pas verifikimit të listave zgjedhore të partive të depozituara në KQZ.
Në relacionin shoqërues të projektvendimit sqarohen në mënyrë të detajuar subjektet zgjedhore, numri i njësive vendore në të cilat nuk u zbatua kriteri i mësipërm, si dhe shuma e gjobës për secilën parti. Numrin më të lartë të njësive vendore e shënon Partia Socialiste, e ndjekur nga LSI-ja dhe e treta Partia Demokratike. Praktikisht tri partitë kryesore në politikën shqiptare, të cilat kanë ngritur më fort zërin për barazi gjinore. Duke qenë se për çdo njësi vendore KQZ-ja do të gjobisë partitë me 30 mijë lekë, gjoba më e lartë u shkon partive që kanë më shumë njësi në të cilat nuk kanë respektuar Kodin, duke filluar nga PS-ja, LSI-ja, PD-ja e kështu me radhë për 53 subjektet. Më datën 8 maj 2011, në mbështetje të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, partitë politike të regjistruara në KQZ si subjekt zgjedhor regjistruan pranë KZAZ-ve dhe për Bashkinë e Tiranës pranë KQZ-së listat shumemërore të kandidatëve të tyre për çdo zonë zgjedhore. Një prej kritereve që parashikon neni 67 i Kodit Zgjedhor është dhe kriteri i gjinisë. Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore një në çdo tre emra duhej t’i përkiste secilës gjini. Pas regjistrimit të listave zgjedhore për çdo zonë zgjedhore KZAZ-të depozituan në KQZ listat shumemërore dhe vendimet për regjistrimin e tyre. KQZ-ja bëri verifikimet për 6806 lista zgjedhore të depozituara nga 54 parti politike që morën pjesë në zgjedhje. Nga verifikimi rezultoi se vetëm një parti, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, e cila ka regjistruar lista shumemërore në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, ka respektuar kriterin e gjinisë, pra një në çdo tre emra i përkiste secilës gjini, 53 parti të tjera nuk e kanë respektuar kriterin e gjinisë në disa zona zgjedhore. Neni 175 i Kodit Zgjedhor parashikon se mospërmbushja e detyrimeve të parashikuara në fjalinë e fundit të pikës 6 të nenit 67 të këtij kodi nga ana e subjektit zgjedhor dënohet me gjobë nga KQZ-ja me 30 000 mijë lekë për çdo zonë zgjedhore. Në këto kushte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përllogaritjen sipas nenit të mësipërm dhe ka caktuar shumën e gjobës për çdo subjekt zgjedhor.