Rama takon Jahjagën dhe Krasniqin: Të punojmë për integrimin në BE

Kreu i PS-së Rama me Presidenten e Kosovës Jahjaga
Kryetari i PS-së Edi Rama në takimin me Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga një rëndësi të veçantë i kushtoi integrimit të dy shteteve shqiptare në BE.
Procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm, vlerësoi Rama. Lideri i opozitës theksoi se shpreson që liberalizimi i vizave të jetë sa më i shpejtë për shtetasit e Kosovës.
Rama gjatë takimit me Jahjagën deklaroi se Kosova duhet të ndjehet me fat që drejtohet nga një grua Presidente. Nga ana e saj në këtë takim Presidentja e Republikës së Kosovës Ahtifete Jahjaga përveç urimit që i bëri Edi Ramës për Ditën e Flamurit shprehu vlerësimin e saj për kontributin e PS për nisjen e reformave.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryetari i PS-së Edi Rama takoi dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Jrasniqin. Gjatë këtij takimi, Rama theksoi se është domosdoshmëri të bëhet unifikimi i arsimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndërkohë që Krasniqi u ndal në çështjen e liberalizimit të vizave dhe pengesat që Kosova po has në rrugën e saj të përfaqësimit ndërkombëtar e të integrimit, si pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete të BE-së.
******
Rama feston ditën e pavarësisë në Kosovë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po feston ditën e pavarësisë në kryeqytetin e Kosovës. Rama ashtu siç njofton në rrjetin social TWitter urimin e parë për këtë festë ia ka bërë Presidentes së Kosovës Atifete Jahjagës.
Urimin e parë te kësaj dite të festës së flamurit ia bëmë Presidentes së Kosovës. Ditë me diell e atmosfere festive. Gëzuar të gjithëve!, shkruan Rama.
Më pas kreu i opozitës shqiptare në ditën e tretë të vizitës në Prishtinë ka zhvilluar një takim me drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë vizitës në selinë e kësaj force politike, Rama ka zhvilluar dhe një bisedë me kreun e saj Albin Kurtin.
Selia e Lëvizjes Vetëvendosja një hapësirë plot energji dhe imazhe tërheqëse. Biseda me Albin Kurtin një kënaqësi intelektuale, shprehet Rama për mbresat nga ky takim.