E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Më 24 qershor vëmë Shqipërinë në punë, fund mashtrimit

meta-ne-beratLezhë- Lëvizja Socialiste për Integrim është ndalur sot në qytetin e Lezhës, ku është bërë prezantimi i kandiatëve të saj për deputetë në këtë zonë. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka thënë se prioritet i partisë së tij është punësimi, duke thënë se papunësia ka shkuar në nivele alarmante.

Shqipëria ka nevojë për nje lidership me këmbë në tokë. Që i përgjiget sfidave, sidomos sot që Evropa është në krizë. Ne dëgjojmë për të çdo ditë dhe i dimë efektet e saj. Papunësia është problemi më i madh. Mijëra shqiptarë humbin vendin e punës. Qindra biznese mbyllin aktivitetet e tyre. Këto biznese ishin të ardhurat e vetme. Ishin mundësia e vetme për të investuar në shkollimin e tyre. Janë qindra mln euro që qeveria i ka borxh bizneseve për veprat publike që janë të papaguara,. Duke ju vënë lakun në fyt sepse kanë marrë kredi në banka për të realizuar investime që qeveria nuk ua shleu,- tha Meta.

Më tej ai tha se mungojnë investimet në bujqësi dhe fermerët sipas tij, më shumë shpenzojnë sesa fitojnë. Ai u shpreh se dhjetra studentë detyrohet të ikin jashtë shtetit sepse qeveria nuk u ofron vende pune.

Gjithçka në interes të punësimit, ne zotohemi se me votën tuaj dhe të gjithë shqiptarëve, më 24 qershor do ta vëmë Shqipërinë në punë. Është koha për ndryshim. Duke punuar do të ndërtojmë ekonomi të sigurt familjare të qëndrueshme dhe konkuruese kombëtare. Kemi një qasje të re që i jep fund politikës ekonomike të ushqyer nga emigrantët, të krijojmë ekonomi prodhuese,- tha Meta.

Ai deklaroi se do të ketë më shumë mbështetje ndaj fermerëve, në mënyrë që produketet e tyre të shkojnë edhe në tregjet evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›