Saviano, rrëfimpërmafieneNapolit
Ai ka guxuar të thotë të vërtetën në lidhje me mafien e Napolit, në një libër që po shndërrohet edhe në film. Pas guximit të tij të madh ndodhi edhe e pashmangshmja: e kanë kërcënuar me vdekje dhe duan ta vrasin
Javën që shkoi, Roberto Saviano piu verën më të hidhur të suksesit të tij. Autori napoletan është vetëm 28 vjeç dhe e ka vënë emrin në një libër që kërkon shumë kurajë për t‘u shkruar. Titulli i librit, tashmë i famshëm, është "Gomorrah" dhe flet për mafien napoletane, Kamorrën. Deri tani autorit i janë shitur 1.8 milionë kopje dhe libri është përkthyer në 32 gjuhë të ndryshme, ndërkohë që është shndërruar në një film. Në Festivalin e Kanës mori çmimin e madh të jurisë dhe ka mundësi të fitojë edhe "Oskar"-in në sektorin e filmave të huaj. Filmi është xhiruar në Napoli e zonat përreth tij, me stilin e një dokumentari dhe duke vënë në qendër njerëz të zakonshëm, madje njëri prej tyre është një pjesëtar i Kamorras, i arrestuar një javë më parë. Filmi paraqet mjeshtërisht mënyrat me të cilat mafia ka shtënë në dorën e saj gjithë ekonominë e Napolit. E pikërisht këtë javë, kur filmi doli në kinema, autori mori vesh se tashmë Kamorra e kishte vënë në shënjestër të saj, madje sipas informacionit të marrë nga burimet e policisë ishte ndërtuar një plan i detajuar, që do të realizohej para Krishtlindjeve. Një nga autorët e mundshëm të atentateve më në zë që kanë ndodhur në Napoli është Xhusepe Setola, i cili është i lirë, edhe pse i kërkuar me ngulm nga policia për një numër të madh krimesh të kryera. Thuhet se ai është ngarkuar për të kryer "spastrimin", siç thuhet në zhargonin e mafies. Arsyeja është shumë e qartë. Pjesa më e madhe e botës nuk e kishte idenë se kush ishte Kamorra dhe çfarë bënte ajo, derisa gazetari 28-vjeçar vendosi që të përmblidhte gjithë sa dinte për këtë lloj mafie italiane, në librin tashmë shumë të famshëm. Ajo çka shumëkush dinte, ishte se "shtëpia" e mafies së vërtetë është Sicilia, por për Napoli nuk ekzistonin shumë informacione. Saviano, që ka lindur dhe është rritur në Casal di Principe, qyteti më i poseduar nga mafia në të gjithë Napolin, e bëri Kamorrën një personazh kryesor shumë të famshëm. Pjesa më e madhe e suksesit të librit është pikërisht fakti që autori vuri në jetë këshillën që i jepet çdo shkrimtari në fillimet e tij: shkruaj atë që di. Dhe Saviano e zbatoi këtë më së miri. I ati, që nuk jeton më, ishte mjek në këtë qytet në veri të Napolit, ku jetojnë 20 mijë vetë dhe ku përkohësisht është vendosur regjimenti i parashutistëve prej 500 ushtarësh. E ëma ishte mësuese dhe vinte nga Italia e Veriut. Pikërisht këndvështrimi i saj i ndryshëm i mënyrës së jetesës ishte edhe një nga mësimet më të mira që mori Saviano. E ëma u mundua që ta bënte të birin të kishte një tjetër këndvështrim për gjërat dhe mbi të gjitha të mos pajtohej më realitetin e hidhur përreth. "Isha 13 vjeç kur pashë kufomën e parë në jetën tim", thotë Saviano. Por ky do të ishte vetëm fillimi. Sipas saj, çka ai rrëfen gjatë viteve të pakta të jetës së tij, Kamorra ka marrë në Napoli e rrethina jetën e rreth 3600 personave. Njëri prej tyre ishte ende gjallë kur i ati i tij po kalonte rastësisht në atë anë të qytetit. Sapo e pa, ai lajmëroi ambulancën. Pikërisht për këtë gjest human i ati u rrah keqas, aq sa për një kohë të gjatë nuk mund ta shfaqte fytyrën në publik. Sipas zakonit, nëse një person qëllohej nga mafia, ai duhej të lihej aty, pa ndihmë të shpejtë, përndryshe kushdo që do t‘ia jepte ndihmën, do ta pësonte. Rritja në Casal di Principe, kështjella e kasalezëve, një prej klaneve më të përgjakshme të Kamorrës, i dha Savianos mësime shumë të ashpra për jetën. Në këto zona mund të kesh një jetë të qetë, nëse nuk do të përzihesh në punët e mafies, nuk do ta zësh në gojë, do të paguash të gjitha paratë që të kërkohen, madje duhet t‘i mbushësh mendjen vetes se mafia nuk ekziston. Pra, me pak fjalë, shqisat, e më kryesorja goja, nuk duhet të merren fare me mafien. Dy javë më parë, xhaxhai i një të penduari, rrëfimet e të cilit çuan në arrestimin e dhjetëra personave dhe konfiskimin e 100 milionë eurove në prona e llogari bankare, po luante letra në një klub në qendër të qytetit, nën hundën e policëve, kur kamorristët e qëlluan dhe e vranë me 18 plumba pistolete. Të gjithë e lanë viktimën në vendin e ngjarjes dhe ia mbathën me të katra. Të nesërmen, gjithçka vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur gjë. Saviano dhe miqtë e tij e mësuan shumë shpejt fuqinë dhe peshën e madhe të fjalës Casal. Nëse do t‘u thoshin të tjerëve se vinin nga ai vend, do të shihnin reagime nga më të ashprat. "Për njerëzit e qytetit tim, Corleone, qendra e mafies siciliane është si Disneilandi. Te ne dhuna ka qenë gjithmonë e një shkalle të lartë. Jam rritur në një realitet rrëqethës dhe fatkeqësisht, apo fatmirësisht, e di se jam gatuar nga e njëjta baltë si ajo e njerëzve për të cilët shkruaj, thotë Saviano. Shpesh nuk ndiej ndonjë diferencë në formimin tonë, por ajo çka na ndan janë zgjedhjet. Unë nuk zgjodha një rrugë ndryshe, sepse mendova që Kamorra është e pamoralshme. Ajo çka po përpiqem të bëj është që të kuptoj se ku dhe si nisi bota e tyre dhe ku do të përfundojë. Ky është realiteti i ankthtë i Italisë së Jugut: njerëzit kanë një jetë normale, të denjë, të civilizuar dhe ja befas dalin bandat, klanet dhe ata janë aq thelbësisht të ndryshëm nga realiteti i qetë. Por edhe pse realiteti i qetë me bandat duket i ndryshëm, fakti është se janë dy pjesë të së njëjtës monedhë. Ai flet për financimet e njerëzve të pasur për shkollime të të rinjve jashtë shtetit, apo për ndërtime shkollash e objektesh të tjera për bamirësi, ndërkohë që janë po të njëjtët persona që vrasin e presin pa mëshirë. Ky është realiteti i çdo djali nga Casal, të cilit herët a vonë i duhet të përballet me pranimin e kësaj jete ose braktisjen e vendlindjes. Por Saviano qëlloi një i ri me talentin e të shkruarit. Ai ngërtheu në faqet e librit të tij atë që të tjerët as e kishin pasur ndër mend ta shkruanin. Për të hedhur në letër gjithë sa dinte, Saviano kreu disa punë të përkohshme, sa për t‘u futur nëpër rrethet dhe territoret e mafiozëve. Rikrijoi lidhje me shokët e shkollës, një pjesë e të cilëve, për shkak të papunësisë, i kishin hyrë jetës së klaneve e grupeve mafioze. Më pas kreu kërkime në gjykatat dhe rajonet e policisë e më në fund iu përvesh punës për të nxjerrë në dritë librin. Që nga ajo ditë ai po vuan pasojat e guximit të tij. Herën e fundit doli në publik në qytetin e tij 2 vjet më parë, kur në një miting në sheshin e qytetit u tha të rinjve: "Mos i lini që t‘ju marrin të drejtën e të qenit të lumtur". Po atë ditë Ministria e Brendshme italiane i caktoi një truproje dhe e urdhëroi që të fshihej. Që nga ajo kohë, Saviano jeton në ilegalitet, në të njëjtat kushte që jetoi për shumë kohë një tjetër shkrimtar, Salman Rushdie, për botimin e librin të famshëm "Vardhjet Satanike", në të cilin satirizonte Kuranin. Kamorra mund ta ketë planifikuar ose jo vrasjen e Savianos përpara Krishtlindjeve, por pavarësisht nga sa ndodh, fjalë të tilla e kanë irrituar shumë shkrimtarin. Njerëz të ndryshëm i kanë dërguar mesazhe se ai nuk duhet ta kishte hapur gojën, por të kishte zgjedhur si të gjithë të tjerët të duronte e të bënte sikur nuk shihte e dëgjonte. Por Saviano e dinte se mbyllja e gojës nuk mund të ishte më opsion, të paktën për të. Ai vendosi të flasë dhe të thotë jashtëzakonisht shumë dhe tani fama e rreziku i tij po rriten me të njëjtat përmasa. Atij nuk i mbetet veçse të shijojë shijen e të dyjave. Pasuria dhe suksesi i erdhën me një çmim shumë të lartë, jo vetëm të sigurisë personale, por edhe të çdo gjëje tjetër të rëndësishme: miqësisë e dashurisë. "Kam vendosur që të mos tundohem të mendoj se ndoshta nuk duhet ta kisha bërë atë që kam bërë tashmë", ka deklaruar Saviano në një intervistë në të përditshmen italiane, "La Repubblica". "E ndiej se kam vepruar drejt, duke kundërshtuar dhe demaskuar ata që po mbajnë peng vendin tim". Për sa i përket Savianos, ai vendosi që ta lërë Italinë për ca kohë, pasi ka qëndruar për thuajse dy vjet në një barakë në Napoli, i ruajtur nga karabinierët 24 orë në ditë. Tashmë ai do të dalë jashtë kësaj guaske, jashtë asaj që e quan "burgu im". "Nuk dua të qëndroj më në këtë qeli, sepse nuk kam bërë ndonjë krim. Thjesht rrëfeva historinë e vendit tim, njerëzve të mi, tokës sime dhe nuk meritoj mbyllje". Atij nuk i bën më përshtypje fama dhe suksesi të cilat i ka pasur me shumicë. "Në djall suksesi, unë dua jetën time, dua një shtëpi, dua të bie në dashuri, të bëj dashuri, të qëndroj në publik, të eci në shi, ta takoj nënën time pa pasur frikë se do të vdes dhe pa e frikësuar atë. Dua të kem miqtë e mi dhe të qesh. Jam vetëm 28 vjeç".
Jeta shkurt
Lindi: 1979 në Napoli
Jeta e hershme: Djali i Roberto Savianos, i rritur në Casal di Principe, një qytet në veri të Napolit. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesme, para se të studionte për filozofi në Universitetin e Napolit.
Karriera: Pas diplomimit, Saviano u bë asistent për një fotograf që merrej me dasma. Ky fotograf e prezantoi me botën e mafies dhe prej kësaj përvoje doli edhe libri "Gomorrah", në vitin 2006. Libri u pasua me kërcënime nga ana e bosëve mafiozë, të cilët ai i nxori zbuluar. Që nga ai moment, Saviano u largua nga Napoli dhe ndodhet 24 orë nën mbrojtjen e forcave të policisë. Që nga botimi i librit ai ka shkruar për një numër të madh gazetash e revistash italiane në lidhje me mafien.
Ka thënë: "Ajo çka po përpiqem të bëj, është që të tregoj se ku fillon bota e Kamorrës dhe ku përfundon bota e ligjit. Ajo çka kam mësuar është se shpesh këto dy gjëra përputhen me njëra-tjetrën"
Kanë thënë: "Mafia përbën një rrezik shumë më të madh se islamistët. Saviano është shumë herë më shumë nën rrezik se unë", Salman Rushdie