Scaloni i trembet Francës, provon mbrojtjen me 5 lojtarë

Në stërvitjen e sotme Lionel Scaloni tregoi se në finalen e madhe Argjentina e tij e është përgatitur për të vuajtur. Sipas mediave argjentinase trajneri i kombëtares dy herë kampione të Botës ka provuar skemën 5-3-2.
Indiciet e dhëna nga Scaloni interpretohen mjaft mirë ngë ekspertët e futbollit argjentias, të cilët mendojnë se Argjentina do të ketë dy variante kryesore loje në finalen e madhe.
Gjatë stërvitjes Scaloni ka provuar 5-3-2 me Nahuel Molina dhe Marcos Acuña nga krahët ndërkohë që pak më vonë ka zëvendësuar Lisandro Martínez për Ángel Di María duke e kaluar kështu skemën në 4-4-2 të pastër.
Ai që ka humbur shpresat për të nisur si titular takimit është Lautaro Martínez. Scaloni shikon me mjaft përparësi dyshen e sulmit të formuar nga Lionel Messi dhe Julián Álvarez.