Villa - Boas: S`ka marrëveshje me Real për Bale

Kur sipas pothuaj të gjithave mediave, Bale tashmë është lojtar i Real Madridit trajneri i Tottenhamit, portugezi Villas-Boas del kundër të gjithëve. Ai ka hedhur poshtë raportet e mediave britanike se Tottnham ka arritur marrëveshje me Real Madriditn për Gareth Balen.
Ishte raportuar se drejtori sportiv i klubit londinez Franco Baldini, ka udhëtuar drejtë Madridit për ta përfunduar marrëveshjen për uellsianin.
“Kjo nuk është e vërtetë. Në rastin ideal, ne duam t’i mbajnë të gjitha për tu bërë më të fortë, ky është qëllimi përfundimtar për klubin. Në fund, çdo gjë mund të ndodhë. Ne po i afrohen javës sëfundit të afatit kalimtar”, ka deklaruar menaxheri i Spurs, Villas-Boas për Sky Sports./indeksonline/