Transferi i dytë për Arsenalin

Arsenali e ka bërë transferin e dytë në këtë afat kalimtar. Arsene Wenger ka arritur marrëveshje për të rikthyer në skuadër ish mesfushorin e tij, Mathieu Flamini.
Sipas raporteve të fundit, Flamini ka arritur marrëveshje me Arsenalin për tu rikthyer përsëri në Londër. Flamini do të jetë i Arsenalit si transfer i lirë.
Milani e ka liruar atë nga kontrata dhe se brenda pak orësh ai pritet të rikthehet në Arsenal.
Flamini në dy javët e fundit ishte ne stërvitje me Arsenalin dhe se e ka bindur Arsene Wengerin për ti ofruar kontratë./Indeksonline/