Schalke mund të shkojë larg

Mesfushori i Schalkes, Tranquillo Barnetta insiston se të flitet për kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve është ende herët, përkundër faktit se ekipi i tij fitoi 2:1 ndaj Olympiakosit.
Mirëpo, ai beson se ekipi gjerman mund të shkojë larg këtë sezon në Evropë.
“Është ende herët të flasim se çka mund të arrijmë në kompeticion. Dëshirojmë të luajmë në nivele të larta konstant dhe të kapim pikë. Kemi bërë një hap të rëndësishëm, por ka ende rrugë të gjatë për ta arritur kualifikimin”, theksoi futbollisti zviceran për uebfaqen zyrtare të UEFA-s.
Schalke do të luajë në shtëpi me Montpellierin më 3 tetor.