Egjipti shprehë keqardhje për vonesën e njohjes së Kosovës

Temë kryesore e takimit ishte njohja e Kosovës nga Egjipti, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ministri për çështje parlamentar të Egjiptit, Mahsub ka shprehur keqardhjen për vonesën e njohjes së shtetit të Kosovës. Por krahas kësaj ai ka kërkuar edhe mirëkuptim për shkak të gjendjes aktuale në Egjipt.
Delegacioni është takuar edhe me përfaqësues të Komisionit parlamentar për marrëdhënie me jashtë dhe atë për çështje të financave.
Përfaqësues të këtyre komisioneve, vizitën zyrtare të delegacionit parlamentar të Kosovës e cilësuan si njohje të Kosovës.
Në takime është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në aspektin parlamentar, tregtar, atë të zhvillimit ekonomik, kulturor etj.
Pas revolucionit të 25 janarit, kjo është hera e parë që një delegacioni parlamentar pritet zyrtarisht nga parlamenti i Egjiptit.
Delegacioni parlamentar i Kosovës do të ketë edhe takime të tjera me zyrtar të lartë të parlamentit derisa nesër do të ketë takime me kryetar të partive politike. /rtk/