Franca po bashkëpunon kryengritësit sirianë

Franca po bashkëpunon me grupet e armatosura të opozitës siriane dhe analizon çështje për dërgim të armëve, deklaroi ambasadori francez për Sirinë, Erik Shevalie.
"Bashkëpunojmë me opozitën që t'i ndihmojmë që të ristrukturohet dhe kam marrë instruksione nga presidenti francez për ndërlidhje me të gjitha pjesët e opozitës siriane.
Ne nuk jemi shteti i parë që punon në vendosje të rendit në strukturën e grupeve të armatosura të opozitës”, tha ai.
Në pyetjen për mundësinë që Franca të dërgojë armë për kundërshtarët e regjimit të Asadit, Shevalie u përgjigj se tema po shqyrtohet shumë seriozisht.
"E analizojmë me vëmendje çështjen, por që të merret një vendim i tillë është shumë vështirë", theksoi ai.
Në pranverë Franca e mbylli Ambasadën në Damask dhe që atëherë Shevalie merret me çështjen siriane nga Parisi.