Schauble: Më shumë kohë nuk e shpëton Greqinë

Në një intervistë për radion gjermane “SVR”, të cilën e transmetoi media greke, Schauble theksoi se situata e rëndë në Athinë duhet të pranohet.
Ai njëkohësisht iu përgjigj deklaratës së kryeministrit grek, Andonis Samaras, i cili dy ditë më parë kërkoi më tepër kohë për zbatimin e masave që i ka vendosur BE-ja për të dalë nga kriza.
“Shumë kohë nuk është zgjidhje për problemet”, deklaroi ai duke paralajmëruar se më shumë kohë, gjithashtu, do të thotë edhe më shumë para.
Schauble theksoi se eurozona i arriti kufijtë ekonomikisht të realizueshëm në pakon e ndihmës greke, ndërsa tani i mbetet asaj të zgjidh situatën, sigurisht edhe me asistencën e ndërkombëtarëve.
Deklarata e ministrit gjerman të Financave vjen një ditë para se kryeministri grek, Adonis Samaras të takohet me kancelaren Angela Merkel./Start/E.G/
2012-08-23 17:26