Dy të vrarë, njëri për gjakmarrje

Nga ngjarja në zonën e Yzberishtit, ka mbetur i vrarë shtetasi Petrit Kurti, 52-vjeç, pronar i një marketi. Ai ndërroi jetë teksa po transportohej për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për arsye pronësie, ose për qëllime grabitjeje. Ende nuk dihet autori që qëlloi me plumba burrin teksa ishte në marketin e tij. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të marketit nga ku pritet të identifikohet edhe autori.
Shkodër, vrasje për gjakmarrje
Vrasjet për gjakmarrjen kthehen sërish në rajonin e Shkodrës, ku mbrëmë ka humbur jetën një i ri dhe ka mbetur i plagosur i vëllai. Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhaj, ku ka mbetur i vdekur shtetasi Gjin Guri, 20-vjeç, teksa ka mbetur i plagosur shtetasi Xhevahir Guri, 24-vjeç. Ata janë qëlluar në oborrin e banesës së tyre.
Viktima sapo ishte kthyer nga Greqia ku kishte qëndruar për disa kohë, por mbrëmjen e shkuar qe fatale për të. Komshiu i viktimës, me të cilën ishin në gjak familja Guri, ka qëlluar me armë rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Ata janë qëlluar me pistoletë teksa po qëndronin në banesën e tyre. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një vrasje të katër viteve më parë. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasi Lazër Lisi, 24-vjeç.
Nisja e gjakmarrjes
Historia e kësaj ngjarjeje zë fill më 10 qershor të vitit 2008, kur Pëllumb Guri (djali i xhaxhait të dy vëllezërve Gjin dhe Xhevahir Guri) plagosi rëndë me thikë shokun e tij të ngushtë, Nard Lisin (vëllai i të arrestuarit, Lazër Lisi). Të rinjtë po shikonin një ndeshje futbolli kur ka plasur sherri midis tyre. Në grindje e sipër, shtetasi Pëllumb Guri ka goditur me thikë shtetain Nard Lisi, i cili ndërroi jetë më pas në spital. /Start/
2012-08-24 08:27