Dy ministri marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve

Nga kjo marrëveshje parashikohet që të dy institucionet të veprojnë për marrjen në mbrojtje të çdo fëmije që gjendet në situatë emergjente. Kjo mbrojtje do të bëhet nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Shërbimin Social Shtetëror, edhe jashtë orarit zyrtar të punës.
“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, me anë të strukturave të tyre në varësi, të identifikojnë në terren të gjitha rastet e fëmijëve në rrezik. Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror që me anë të strukturave të saj, t'u ofrojë shërbimet e përkujdesjes sociale, fëmijëve të referuar nga Policia e Shtetit konform Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 425, datë 27.06.2012 "Për zbatimin e kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike të përkujdesit shoqëror", pika 3 germa "ç", në rastet e emergjencës”, thuhet në vendim.
“Komitetin Drejtues për bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse, të kryesuar nga kryetari i Këshillit të Qarkut, që të procedojë me referimin e këtyre rasteve para organeve të drejtësisë, me qëllim sigurimin e mbrojtjes së interesit me të lartë të fëmijës.Kohë-qëndrimi i fëmijëve të sistemuar në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike të përkujdesit shoqëror, të referuar në njësinë për të drejtat e fëmijes në nivel qarku dhe në njësitë për mbrojtjen e fëmijëve në nivel bashkie /komune, do të jetë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga organet e drejtësisë”, thuhet në pikat e tjera të marrëveshje. Urdhri hyn në fuqi me nënshkrimin e tij. /Start/
2012-08-24 08:44