E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Sulltan Nevruzit, Topalli uron besimtarët

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vizitoi sot Komunitetin Bektashi në Tiranë, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit ku uroi gjithë besimtarët.

“Mua më duket se Zoti e ka bërë që kjo ditë e pranverës dhe Sulltan Nevruzit të përkojë me festën e demokracisë. Dhe në këtë ditë feste gjejmë rastin për të festuar dhe reflektuar dhe për ti thënë shqipëtarëve faleminderit, pasi liria ka funksionuar në të gjitha liritë fetare dhe ekonomike në vend. Gëzuar të gjithëve”,- uroi Topalli.

Besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen. Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›