Scheffer: Afrika duhet të luftojë piraterinë
Accra (start)- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer deklaroi sot se NATO është e angazhuar të japë kontributin e saj në përmirësimin e sigurisë në Afrikë, por shtoi se priste që shtetet afrikane të luajnë rol thelbësor në luftën kundër piraterisë dhe largimin e këtij fenomeni nga brigjet e kontinentit.
De Hoop Scheffer iu përgjigj një kërkese nga Ministria ganeze e Mbrojtjes, për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet organizmave rajonale afrikane dhe NATO-s, në luftën për largimin e piraterisë nga brigjet e Afrikës dhe në eliminimin e problemeve të tjera në çështjet e sigurisë siç është pastrimi i parave.
Shefi i NATO-s i bëri këto deklarata pas një thirrje ndërkombëtare për luftën kundër piraterisë në "Horn of Africa", ku piratët somalezë kanë shkaktuar dëme dhe trazira të konsiderueshme, në një nga korridoret detare më të frekuentuara dhe të rëndësishme që lidhin Evrope me Azinë dhe me Lindjen e Mesme.
"Kontinenti ka ende shumë probleme, por kam bindje të plotë se janë shtetet afrikane ato që duhet të luajnë një rol thelbësor në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe jo të tjerët", u shpreh de Hoop Scheffer pas mbërritjes në Gana.