Palestinë, disa izraelitë bëjnë vizatime fyese për Profetin Muhamed(s.a)
Hebron (start)- Disa banorë hebrenj vizatuan me bojë grafitë mbi muret e një xhamie në qytetin Hebron, piktura ofenduese për Profetin Muhamed (s.a), bënë të ditur disa dëshmitarë palestinezë të ndodhur në vendngjarje. Ylli i Davidit, me gjashtë cepa, simbol i hebrenjve, ishte i vizatuar bashkë me grafitët ofenduese, të shkruara në gjuhën hebraike. Xhamia ndodhet pranë një ndërtese në Hebron, ku jetojnë që nga viti i kaluar rreth 150 kolonë izraelitë.
Mouatassem Daana, banor palestinez që jeton në Hebron, tha se kishte parë sesi "kolonët ishin mbledhur pranë xhamisë dhe kishin vizatuar me bojë grafitet mbi muret e xhamisë, ku fyenin profetin Muhamed" dhe të thyenin dritaret e saj.