Estonia trupa në Irak deri në fund të vitit 2009
Tallinn (start)- Estonia bëri të ditur sot, se do të zgjasë mandatin e saj ushtarak në Irak deri në fund të dhjetorit 2009. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Peeter Kuimet deklaroi se ushtarët estonezë do të mund të qëndrojnë në Irak deri në fund të vitit 2009, nëse Këshilli i Sigurisë miraton një rezolutë nga OKB-ja dhe nëse qeveria irakiane i kërkon Estonisë mbajtjen e ushtarëve të saj në Irak.
Zgjatja e këtij misioni duhet të miratohet nga parlamenti i cili mendohet të mos paraqesë probleme meqenëse qeveria e qendrës së djathtë kontrollon 60 nga 101 vendet e tij.
Zgjatja e këtij misioni duhet të miratohet nga parlamenti i cili mendohet të mos paraqesë probleme meqenëse qeveria e qendrës së djathtë kontrollon 60 nga 101 vendet e tij.