Scheffer: Me Rusinë kemi interesa të përbashkëta
Në Bruksel ministrat e NATO-s po diskutojnë rrugët e rregullimit të marrëdhënieve me Rusinë. Sekretari i përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer deklaroi se dallimet me Rusinë janë të mëdha për çështjen e Gjeorgjisë, por duhet të pranojmë se kemi interesa të përbashkëta. Scheffer theksoi rëndësinë e lidhjeve të Aleancës me Rusinë. "Ne duhet të reflektojmë për një axhendë pozitive, që tregon rëndësinë që ka NATO dhe Rusia për sigurinë evropiane dhe globale. "Duke mos lënë mënjanë diferencat që kemi në qëndrimet tona, janë të dukshme edhe interesat e përbashkëta. Afganistani është një gjë, por lufta kundër terrorizmit dhe lufta kundër prodhimit të armëve të prodhimit në masë, janë çështje të tjera", tha Scheffer.