Ministrat e jashtem te NATO-s mblidhen ne Bruksel
Ministrat e jashtem te aleances Veri Atlantike zhvillojne diten e sotme nje takim ne Bruksel. Teme kryesore e bisedimeve do te jete lufta ne Afganistan dhe impenjimi i metejshem i aleateve. Nje tjeter pike me rendesi paraqitet edhe rivendosja e marredhenieve te larta me Rusine,relata te cilat u ashpersuan ndjeshem qe pas luftes ne Gjeorgji ne muajin gusht. Zedhenesi i NATO-s, Xhejms Apathuraj, ka deklaruar se Alenaca Veriatlantike se shpejti do ta organizoje nje takim te nivelit te larte me Rusine, ne rast se ministrat e NATO-s bien dakort per riperterirjen e marredhenieve. Takimi i paraprin samitit te prillit qe perkon edhe me 60 vjetorin e krijimit te Aleances, ku pritet qe Shqiperia dhe Kroacia te behen anetare me te drejta te plota.Ne takim eshte i pranishem edhe shefi i diplomacise Shqiptare Lulzim Basha.