Scheffer: Obama dhe McCain, lidhje të ngushtë me NATO-n
Obama dhe McCain janë të lidhur ngushtë me operacionet e NATO-s ndaj dhe rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e NATO-s me SHBA-në. Një deklaratë e tille erdhi nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hup Shefer, gjate vizitës së tij në Kosovë.
PRISHTINE- Rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e NATO-s me SHBA-në, bëri të ditur sot në Prishtinë sekretari i aleancës, Jaap de Hoop Scheffer. Scheffer theksoi se të dy kandidatët si Obama dhe republikani, McCain janë të lidhur ngushtë me operacionet e NATO-s,
''Të dy kandidatët, si demokrati, Barack Obama dhe republikani, John McCain, janë të lidhur ngushtë me NATO-n dhe operacionet e saj”', deklaroi Scheffer gjatë një vizite në Prishtinë.
''Cilido që do të zgjidhet presidenti i Amerikës... do t'i kushtojë shumë vëmendje lidhjes së SHBA-së me operacionet e KFOR-it në Kosovë'', theksoi Scheffer. ''Nuk pres ndryshime lidhur me këtë çështje'', shtoi ai.(a.r/ata//balkanweb)