Sot publikohet raporti i BE: Kujdes Gërdecin
Nga Gilmana Bushati
Sot bëhet publik raport- progresi i Komisionit Europian për Shqipërinë. Raporti do t'i dorëzohet krerëve të lartë të shtetit shqiptar nga kreu delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmut Lohan. Ndërkombëtarët i kërkojnë qeverisë përmbushje të reformave.
TIRANE-Sot bëhet publik raport- progresi i Komisionit Europian për Shqipërinë. Qeveria shqiptare e sheh ketë raport me optimizëm, pasi do të ketë përmirësime të ndjeshme në krahasim me raportin e vitit të kaluar. Po çështje të tilla si Gërdeci, hetimi i tij, ndërhyrja e kryetares së Parlamentit në këtë çështje hetimore, përplasja e qeverisë me kryeprokuroren Ina Rama kur kërkoi hetim parlamentar për marrëdhëniet e Prokurorisë me Ministritë e Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, hetimi ndërkombëtar, edhe ky për çështjen Fazlliç, përpjekja e qeverisë për të kaluar ligjin për funksionimin e prokurorisë pa e diskutuar më pare me pjesëtarët e këtij institucioni, do të jenë pjesë e shqetësimeve të BE-së ndaj zhvillimeve në vend. Ky shqetësim u shpreh edhe kohë më pare, ku të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së, rezidentë në Tiranë, me anë të një deklarate, si asnjëherë më pare, gati-gati urgjente, i kërkonin qeverisë shqiptare që të respektonte pavarësinë e institucioneve, duke i dhënë ndër të tjera, mbështetje të fuqishme Ina Ramës. Por nuk do të jenë vetëm këto çështje të pasqyruara, pasi pjesë e shqetësimeve të BE-së do të jetë reforma zgjedhore, e cila jo vetëm po zvarritet, po rrezikon që të mos plotësojë standardet, duke nisur kjo edhe nga fakti që Tirana zyrtare ende nuk ka hedhur një hap për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti dhe pasaportat biometrike, apo edhe regjistri elektronik i gjendjes civile. Nishani, ministri i Brendshëm, pati premtuar se deri në dhjetor do të përfundojë procesi i aplikimit dhe në janar do të fillojë shpërndarja, por Lohan dhe ambasadori u OSBE-së, Bosch kanë kërkuar përshpejtimin e këtij procesi, një pjesë të të cilit, siç është ai i gjendjes civile e financon vetë KE-ja. Në raport për këtë reformë nuk do të pasqyrohet vetëm konsensusi mes PD-së dhe PS-së, por edhe reagimet e LSI-së dhe të PDK-së sa i takon ngritjes së komisioneve të numërimit të votave, ku ata janë përjashtuar përfundimisht. Raporti do të ketë edhe aspekte të respektimit të të drejtave të njeriut, të medias, ku patjetër do të pasqyrohet përplasja mes qeverisë dhe disa mediave private në vend. Sot Lohan e dorëzon këtë raport, i përgatitur nga pjesëtarët e stafit të ambasadës së KE-së në vendin tone dhe redaktuar nga zyra qendrore në BE. Fillimisht do ia dorëzojë këtë raport Kryeministrit Berisha, ku pas një takimi të shkurtër do të japin dhe një deklaratë e përbashkët për shtyp. Më pas, i njëjti raport i dorëzohet Presidentit të Republikës, Topi, i cili u vlerësua nga ambasadori i OSBE-së, Bosch, në raportin që mbajti në Vjenë, për zgjidhjen që i dha krizës për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në fund Lohan takohet dhe dorëzon raportin kryetares së Parlamentit, Topalli. Në fund të këtij aktiviteti, Lohan do të japë një konference për shtyp me temë pikërisht raportin.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)