Scheffer vizitë në Izrael për bisedime
Bruksel -Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer do të vizitojë në fundjavë Izraelin për bisedime lidhur me sigurinë rajonale, të cilat pritet të përfshijnë krizën në Gaza. De Hoop Scheffer do të takohet me kryeministrin izraelit Ehud Olmert, me ministren e Jashtme Tzipi Livni dhe me ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak gjatë vizitës të dielën dhe të hënën, bëri të ditur sot një deklaratë e NATO-s. Zëdhënësi i NATO-s tha se vizita, e cila do të pasojë një ndalesë në Jordani, ishte planifikuar përpara krizës aktuale në Gaza.
De Hoop Scheffer tha të shtunën e kaluar se aleanca ushtarake prej 26 vendesh, mund të ndihmonte në stabilizimin e Lindjes së Mesme nëse do të ishte arritur një marrëveshje eventuale për paqe, por që mbeti një perspektivë e largët.