E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi-arabëve: Reaguat me burracakëri në Gaza

Tripoli -Lideri libian, Muammar Gaddafi, i cili i ka akuzuar liderët arabë se kanë reaguar me "burracakëri" ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, u bëri thirrje sot liderëve të lejonin shtetasit e tyre t'u bashkoheshin luftëtarëve palestinezë si vullnetarë, deklaroi sot media shtetërore. "U bëj thirrje arabëve që të lejojnë vullnetarët të luftojnë përkrah palestinezëve" deklaroi Gaddafi për agjencinë shtetërore të lajmeve Jana.

Lideri rebel i Libisë nuk shprehu qartë nëse ai do t'i kërkonte Egjiptit, i vetmi vend që ndodhet në kufi me Rripin e Gazës, që të lejojë luftëtarët arabë të shkojnë në enklavën palestineze, e cila ndodhet nën bllokadën e Izraelit. Një ditë pas fillimit të ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, më 27 dhjetor 2008, Gaddafi kritikoi ashpër liderët arabë, për faktin se kishin dështuar dhe se nuk i kishin ofruar mbështetjen e duhur palestinezëve që jetonin në Gaza, përveç ofrimit të ndihmave humanitare apo diskutimit për një samit të mundshëm arab.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›