Korçë, pranga dy personave për trafik droge
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona për veprën penale "trafik i lëndëve narkotike", pasi u kapën në flagrancë duke transportuar një sasi droge përmes doganës së Qafë -Thanës ( Pogradec). Besnik Hoxha, 20 vjeç nga Tirana dhe Nexha Kaba, 29 vjeç nga Veleshta e Strugës ( Maqedoni) ranë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit në automjetin me targë OH 127 IH, të drejtuar nga shqiptaro-maqedonasi Nexha Kaba, policia gjeti në bagazh një sasi pluhuri e ngjashme me atë të heroinës, me peshë të përgjithshme 211 gram. Të dy personat po hynin nga Maqedonia në territorin e Shqipërisë nëpërmjet doganës së Qafë-Thanës.