Schmidt: Merkel vet fajtore që e krahasojnë me Hitlerin

Schmidt ka thënë se Angela Merkel është vet fajtore që e krahasojnë me Adolf Hitlerin. “Ajo është jashtëzakonisht egoiste, nacionaliste më shumë se sa është e nevojshme dhe përpiqet që në një mënyrë centraliste të zgjidh krizën financiare në Bashkimin Evropian”, ka thënë ish-kancelari.
Ai ka thënë se kjo është edhe arsyeja pse disa gazeta evropiane montojnë “kryqin e thyer” në foto të kancelares Merkel. Sipas tij, Merkel me qëndrimet e saj ka nxitur disa media të reagojnë edhe në këtë mënyrë.
“Dy herë në histori është bërë përpjekje që Evropa të drejtohet nga një qendër e vetme. Herën e parë është përpjekur ta bëjë ketë Napoleoni, herën e dytë është përpjekur Hitleri, ndërsa përpjekje të tretë nuk do të ketë. Gjermania duhet të heq dorë nga dëshira për të qenë qendra e Evropës”, ka thënë Schmidt.