E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë Prishtina e Trepça

Kampioni aktual, Prishtina iu është kthyer fitoreve. Prishtinasit i kanë fituar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme, ngase të shtunën në Pejë e ka mposhtur Besën me rezultat 2:4 – në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.

Bardhekaltrit kanë kaluar në avantazh prej 0:1 në minutën e 41-të me golin që e ka shënuar Argjend Malaj. Tre minuta më vonë Driton Krasniqi e dyfishoi avantazhin e ekipit të tij në 0:2. Por, pak sekonda më vonë Maloku e ngushtoi disavntazhin në 1:2, derisa në minutën e 50-të Besa i barazoi shifrat në 2:2 nëpërmjet Besnik Krasniqit.

Mirëpo, në minutën e 83 prishtinasit e përfituan një penalti, nga e cila i saktë u tregua Besnik Krasniqi i cili shënoi për rezultat, 2:3. Kurse, në çastet e fundit mysafirët shënuan edhe njëherë nëpërmjet Bërbatovcit për rezultat përfundimtar, 2:4.

Kështu kryeqytetasit mbesin në vendin e dytë të tabelës me 16 pikë, një më pak sesa lideri Trepça ’89. Kurse, pejanët mbesin në kuotën e pesë pikëve.

Drenica – Trepça

Drenica i ka zhgënjyer tifozët e vetë. Kuqezinjtë janë mposhtur në shtëpi nga Trepça me rezultat 1:2. Vendasit në pjesën e parë e përfituan një penalti, por nga pika e bardhë ka dështuar Berat Hyseni.

Kurse, në minutën e 63-të mysafirët kaluan në avantazh prej 0:1 nëpërmjet Visar Sermaxhajt. Pesë minuta më vonë gjyqtari dha edhe një penalti për Drenicën, të cilën në gol e shndërroi Sami Geci, 1:1.

Por, dhjetë minuta më vonë Trepça e shënoi edhe një gol nëpërmjet Isuf Sejdiut, duke e fituar duelin me rezultat përfundimtar 1:2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›