E Diel, 1 Nëntor 2026

Schmit, shkrimtari sjell nje Skenderbe ndryshe

36 vjecari nga Zvicra, Oliver Schmit ka sjelle per publikun fakte dhe dokumenta qe e zbehin disi tisin e mitit te figures sone kombetare, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Per here te pare, ne librin e tij “Skenderbeu”, ai publikon nje dokument qe sipas Schmit tregohet se kryengritjen Skenderbeu e nisi per hakmarrje personale.

“Kemi te bejme me nje hakmarrje pasi babai i Skenderbeut u vra nga turqit dhe kemi fakte per te treguar se Skenderbeu, nga i konvertuar ne islam riktheu krishteritetin”, ka pohuar Schmit.

Por per studiuesit shqiptare kjo nuk ngjan shume e besueshme. “Une nuk e besoj ceshtjen e hakmarrjes. Nuk mund te justifikohet qe ai te vriste te atin dhe te behej kreu i sanxhakut”, ka deklaruar specialisti Kasem Bicoku.

Perkthyesi i ketij libri, Ardian Klosi thote se edhe librat e historise duhet te pesojne ndryshime. “Kam pare ne ditet e kaluara nje numer tekstesh te historise se gjimnazit. Ato qe thuhen jane te kunderta me perfundimet e profesor Schmit”, ka pohuar Klosi.

Ky liber, qe e sjell para publikut ndryshe figuren e heorit tone kombetar, do te sjelle patjeter debate. Historianet e kane vleresuar si burim alternativ, por edhe si plotesim te figures se heroit tone kombetar.

Por iu ngelet historianeve te hulumtojne me teper rreth kesaj figure, qe prej 5 shekujsh ngjall shprese dhe krenari tek te gjithe brezat shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›