Vdes ne skene kengetarja afrikane Miriam Makeba

Kengetarja e njohur nga Afrika e Jugut, Miriam Makeba, simbol i luftes kunder aparteidit, ka vdekur ne skene gjate nje koncerti ne Itali.
Ajo ishte e ftuar ne nje shfaqje kunder organizates Camorra dhe racizimit, por pasi ka perfunduar kengen dhe po pershendeste publikun, eshte ndier keq dhe eshte rrezuar.
Makeba vdiq disa minuta me pas ne spital, si pasoje e nje ataku ne zemer.
Artistja e njohur si Nene Afrika, ishte e semure, por nuk kishte preferuar t’ua thoshte kete organizatoreve te koncertit te mbajtur ne Castel Volturno. 76-vjecarja levizte prej dy vjetesh ne karroce me rrota, si pasoje e probleme te renda fizike.