E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes mund të pensionohet

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 20:00

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes ka pranuar se mund të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit.

36-vjeçari ka qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të skuadrës nga Old Trafford, në dy dekadat e fundit, duke përfshirë tre titujt e sezonit 1999.

Manchester United është në garë për përsëritjen e suksesit historik duke filluar nga e shtuna kur takohen me Manchester Cityn në gjysmëfinale të FA Cup në Wembley.

Skuadra e Sir Alex Fergusonit është lider në Premierligë, ndërsa është kualifikuar edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohen me Schalke 04.

Ndërsa, Scholes do të presë përfundimin e sezonit para se të konsiderojë opsionet e tij. “Do të vendos në fund të sezonit. Ende nuk e di se çka do të bëj. Më duhet të mendoj për ndeshjet e ardhshme, e pastaj do të vendos. Njerëzit gjithmonë thonë se ju duhet të luani për aq sa mundeni, por vjen një kohë kur duhet të mendoni dhe të merrni një vendim. Jam i vetëdijshëm për këtë. Dua të sigurohem se e bëj në kohën e duhur”, tha ai për Sky Sports News.

Scholes u pensionua nga futbolli ndërkombëtar më 2004, në mënyrë që të vazhdojë karrierën e tij në shkallën e klubeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›