Sakho injoron spekulimet

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 14:32
Spekulimet se mbrojtësi Mamadou Sakho është në prag të transferimit në Arsenal ose Liverpool gjatë verës janë mohuar nga ylli i Paris Saint Germain.
Sakho është objektiv i dy gjigantëve nga Premierliga mirëpo futbollisti i cili mund të luan në qendër të mbrojtjes ose në krahun e majtë ka distancuar veten nga spekulimet rreth transferimit në Angli.
“Jam i përqendruar në PSG. Nuk më pëlqen të lexoj spekulime”, tha Sakho për të përditshmen angleze Daily Mail.