Scholz: Putin ka frikë nga shkëndija e demokracisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i trembet “shkëndijave” të demokracisë. Me një postim në Twitter, Scholz shkruan se prej vitesh Putin ka ndjekur një politikë që synon shpërbërjen e NATO-s dhe BE-së, teksa shton se lideri rus nuk do të ketë sukës në këto përpjekje.
“Putini ka padyshim frikë se mos shkëndija e demokracisë do të përhapet në Rusi. Për këtë arsye, prej vitesh ai ka ndjekur një politikë që synon shpërbërjen e NATO-s dhe BE-së. Ai dëshiron të kthehet në një politikë të zonave të ndikimit. Por ai do nuk ka sukses“, shkroi Scholz.
Sipas tij, Putini po bën një betejë kundër demokracive, sepse një “komunitet i demokracive dhe sundimit të ligjit rritet në afërsi të tij”, duke iu referuar Ukrainës./ La Republica
/rtsh.al/