Biden: Nuk do ta vizitoj Ukrainën gjatë udhëtimit në Europë

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka deklaruar se ai nuk do të vizitojë Ukrainën, gjatë vizitës së tij në Evropë këtë fundjavë.
“Kjo varet,” tha Biden kur u pyet nëse ai ishte ende duke planifikuar të vizitojë Ukrainën, duke shtuar se ai nuk dëshiron “të shkaktojë më shumë vështirësi për ukrainasit”.
I pyetur përsëri nëse ai pritej të udhëtonte drejt Kievit, Biden tha: “Në këtë udhëtim, nuk ka gjasa”.
Biden nuk e ka vizituar Ukrainën që kur vendi ka qenë nën pushtimin rus. Në vend të kësaj, ai ka dërguar Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin, si dhe zonjën e parë Jill Biden .
Në lidhje me faktin nëse ai ka besim se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Biden u tha gazetarëve se mendon se ka “shumë gjasa” të ndodhë./ CNN
/rtsh.al/