Scholz kritikon ofensivën e re ruse në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kritikuar ashpër ofensivën ushtarake ruse në lindje të Ukrainës pas një videokonference me liderët e tjerë të qeverisë dhe liderët e NATO-s dhe BE-së.
“Vuajtjet në Ukrainë, kanë prekur emocionalisht secilin prej nesh”, tha Scholz, duke shtuar se, “ne ndjejmë një trishtim të pafund për viktimat dhe, gjithashtu një zemërim të pafund ndaj presidentit rus dhe kësaj lufte të pakuptimtë”.
Scholz theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes Gjermanisë dhe aleatëve të saj në lidhje me mbështetjen e Ukrainës. “Nëse Gjermania do të vepronte e vetme, kjo do të ishte e gabuar,” tha ai.
“Presidenti rus Vladimir Putin nuk e kishte pritur një reagim të tillë të koordinuar dhe të bashkuar”, tha Scholz.
Gjithashtu, ai tha se NATO nuk do të hyjë në luftë.