E Diel, 1 Nëntor 2026

Schwarzenberg:Serbia do ta njohë Kosovën pas disa vitesh

Serbia do ta njohë Kosovën, por kjo do të ndodhë pas shumë vitesh- ka deklaruar ministri i Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, gjatë vizitës së tij në Graçanicë.

“Një ditë Serbia do ta njohë Kosovën, por kjo ditë është ende në të ardhmen e largët. Nevojiten shumë vite që ndonjë konflikt historik të zgjidhet, madje dekada”, ka thënë Schwarzenberg, duke përkujtuar se madje edhe Mbretëria e Bashkuar ka njohur SHBA-të.

Shefi i diplomacisë çeke e ka mbështetur dialogun mes të Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike.

“Shpresoj që dialogu të jetë i drejtë dhe i suksesshëm, sepse është shumë i rëndësishëm për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, citon RIA Novosti Schwarzenbergun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›